Mathieu: Mourinho nuk e respektoi Valencian

dardanmiftari | Monday, November 21, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Valencias, Jeremy Mathieu, ka theksuar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk e ka respektuar skuadrën e tij gjatë takimit të fundjavës në Mestalla.
Los Blancos fituan me rezultat 3-2 në një ndeshje që u përcoll me tensione të shumta, ndërsa pas golit të tretë të mysafirëve, Jose Mourinho i kërceu në shpinë njërit prej lojtarëve duke i ngacmuar tifozët vendas.

“Është tipike për Mourinhon. Ai nuk e respektoi Valencian, këto janë gjëra që duhet të shmangen në fushën e lojës”, ka thënë Mathieu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...