FA akuzon Suarez për racizëm ndaj Evras

dardanmiftari | Wednesday, November 16, 2011 | 0 Komente

Federata Angleze e Futbollit (FA) ka hapur edhe zyrtarisht një proces disiplinor duke e akuzuar sulmuesin e Liverpoolit, Luis Suarez për përdorim të fjalëve raciste ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra.
FA bëri të ditur me anë të një komunikate se ka hapur procedim disiplinor ndaj sulmuesit uruguaian, të cilin Patrice Evra e akuzoi për përdorim të fjalëve raciste.

Ndaj akuzës së FA ka reaguar Liverpooli me anë të një komunikate: “Ne do ta diskutojmë çështjen kur ai të kthehet nga angazhimet me kombëtaren, por ai nuk do ta pranojë fajësinë dhe presim që ai të ketë qëndrim të tillë në seancën dëgjimore. Luis Suarez mbetet i përkushtuar për ta pastruar emrin e tij nga akuzat e bëra ndaj tij nga Patrice Evra. Klubi përkrah plotësisht lojtarin”.

Ky vendim i FA vjen pas një stuhie të akuzave për racizëm në qendër të të cilave pos emrave të lartpërmendur ishin edhe John Terry dhe Anton Ferdinand i QPR-së, teksa në anën tjetër kreu i FIFA-s, Sepp Blatter refuzoi të pranonte se ekziston racizëm në futboll.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...