Galliani: Kam ëndërruar për transferimin e Drogbas

dardanmiftari | Tuesday, November 15, 2011 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka njoftuar se ai ka shumë dëshirë që ta transferojë sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, ndërsa ka thënë se edhe Nicolas Anelka josh interesimin e kuqezinjve.
Ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, i ka këshilluar Rossonerët që të transferojnë dyshen e sulmit të Bluve, ndërsa Galliani ka pranuar se prej kohësh e admiron lojtarin nga Bregu i Fildishtë.

“Ancelotti është dikush që e njeh futbollin e tij. Ndoshta do t’i transferojmë të dy lojtarët”.

“Anelka është lojtar i shkëlqyer, megjithatë unë kam ëndërruar për transferimin e Drogbas që kur luante për Olympique de Marseille”, ka thënë Galliani për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...