Liverpooli ndal liderin

dardanmiftari | Sunday, November 27, 2011 | 0 Komente

Me rezultat 1-1 ka përfunduar kryendeshja e kësaj xhiroje në Ligën Premier, e zhvilluar të dielën në Anfield ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester Cityt.
Pas një harkimi nga këndi të David Silvas, Vincent Kompany e mposhti me kokë portierin Reina për epërsinë e mysafirëve (31’).

Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë (33’) dhe pas një goditjeje nga distanca të Charlie Adam, Joleon Lescott e devijoi topin duke e lënë të pashpresë portierin Hart.

Në gjysmën e dytë nuk u shënuan gola, ndërsa përmendim përjashtimin e Mario Balotellit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 83-të.

Ky është barazimi i katërt radhazi në shtëpi i Liverpoolit, që tash pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Arsenali një pozitë më poshtë.

Ndërsa Manchester City ruan diferencën prej pesë pikësh kundrejt përcjellësit të parë, Manchester United, që me të njëjtin rezultat barazoi të shtunën kundër Newcastle United.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...