Matri: Ta ndalim Lavezzin

dardanmiftari | Monday, November 28, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Juvetusit, Alessandro Matri, mendon se lojtarët bianconerë duhet ta ndalin Ezequiel Lavezzin nëse duan ta mposhtin Napolin të martën mbrëma.
I pyetur nga Goal.com se cili lojtar e shqetëson në veçanti, Matri është përgjigjur: do të thosha Lavezzi, sepse kur ai e ka topin në këmbë, kjo të ndjell frikë. Ai nuk shënon shumë, por është rrezik i vazhdueshëm”.

Duke folur rreth Ligës së Kampionëve, sulmuesi bardhezi ka thënë se këtë edicion Barcelona dhe Real Madridi kanë diç më shumë nga skuadrat tjera, ndërsa atij do t’i pëlqente që Los Blancos ta fitonin trofeun.

“Personalisht, do të isha i lumtur nëse Madridi i Jose Mourinhos e fiton atë”, është shprehur ai.

Sa u përket skuadrave italiane, Matri është i mendimit se vetëm Milani është i kompletuar për të vazhduar tutje në garën më të madhe evropiane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...