Mourinho është qetësuar?
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, duket se e ka ndryshuar qëndrimin e tij provokativ ndaj rivalëve këtë sezon, pasi ende gjatë sezonit nuk ka ndodhur që portugezi të reagojë siç bënte më parë.
AS shkruan se miqtë dhe vëzhgues të portugezit e kanë vërejtur Mourinhon me një qëndrim të ndryshuar, që pas veprimit kontrovers në Superkupë kur futi gishtërinjtë në sytë e zëvendëstrajnerit të Barcës, Tito Vilanova.
Mourinho tani nuk u përgjigjet më rivalëve të tij në deklarata kur ata e sulmojnë, e rasti më i fundit për këtë është provokimi i trajnerit të Hospitaletit, të cilit Mou nuk iu përgjigj. Dhe, për këtë Mourinho pranoi para ndeshjes ndaj Osasunës se kultura e Realit ka ndikuar te ai.
“Ndikimi është njëjtë në të dyja palët. Unë nuk e di se çfarë ndryshoi Reali te unë, por një klub gjithmonë lë gjurmë tek ju”, theksoi Mou.
Category: Futboll
0 Komente