Mourinho: Një mbrëmje e përsosur
Real Madridi fitoi me rezultat 6-2 kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri Jose Mourinho lëvdoi paraqitjen e të zgjedhurve të tij.
“Ishte një mbrëmje e përsosur, sepse lojtarët e mi ishin fantastikë dhe ata i argëtuan fansat”.
“Për më shumë, ishim në gjendje t’i pushojmë disa lojtarë dhe t’u japim minutazh të tjerëve që e meritonin shumë, sepse ata punojnë për këtë”, ka thënë portugezi pas ndeshjes.
Category: Futboll
0 Komente