Mourinho të qëndrojë gjatë te Reali?

dardanmiftari | Thursday, November 17, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendon se Jose Mourinho do të qëndrojë më gjatë se kontrata e tij në Santiago Bernabeu.
Më herët u tha se Florentino kishte frikë se Mourinho do të largohet në qershor. Por El Mundo Deportivo shkruan se Florentino tash ka mendim të kundërt, dhe është i bindur se Mourinho dëshiron të qëndrojë në Madrid.

Presidenti mendon se Mourinho është i ngazëllyer me ekipin që po ndërton dhe është i vendosur të rrëzojë nga froni Barcelonën.

Ndërkohë Florentino po ashtu planifikon edhe dy nënshkrime të reja në konsultim me Mourinhon. Ata synojnë të sjellin një mbrojtës të krahut të djathtë dhe një mesfushor defansiv.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...