Nani: Nuk kemi frikë nga Reali dhe Barca

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Anësori i Manchester United, Nani nuk e sheh aspak problematike përfundimin në vend të dytë në Grupin C të Ligës së Kampionëve, pasi portugezi nuk ka frikë nëse Djajtë e Kuq tërhiqen ne short me Realin apo Barcelonën.
United mund të përballet me Real Madridin apo Barcelonën në rast se Benfica mposht Otelulin në xhiron e fundit të fazës grupore dhe kjo nuk është dhe aq problem për Nanin i cili nuk frikësohet nga gjigantët spanjollë.

“Nëse ne përfundojmë në vendin e dytë dhe tërhiqemi në short me një ekip të madh, atëherë ky nuk do të jetë probem për ne. Nëse keni ambicie për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë do t’ia arrini”, u shpreh Nani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...