Allegri: Mund ta mposhtim Barcën

dardanmiftari | Wednesday, November 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri është shprehur shumë i lumtur që mund të përballet me ekipin më të fortë në botë, ekip ndaj të cilit synon fitoren.
“Të përjetosh ndeshje të tilla është ëndërr për të gjithë te Milani. Barcelona është ekipi më i fortë në botë, por ne do të tentojmë t’i mposhtim me rastet që do të krijojmë”.

“Kur kemi luajtur në Barcelonë kemi pasur shumë raste dhe tani do të tentojmë të bëjmë të njëjtën gjë. Është vështirë të luash ndaj Barcelonës sepse ata kanë teknikë dhe ata gjithmonë i përshtaten ritmit të takimit. Do të na duhet baraspeshë dhe të luajmë me topa të gjatë për të mos i lejuar posedim Barcelonës”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...