Seedorf i kënaqur me paraqitjen e Milanit

dardanmiftari | Thursday, November 24, 2011 | 0 Komente

Clarence Seedorf thotë se Milani nuk duhet të dekurajohet pas disfatës nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.
“Ishte një ndeshje në të cilën të dyja ekipet kërkonin fitoren, luajtëm futboll të mirë dhe kishte pesë gola. Ishte spektakolare. Sa na takon neve, ekipi po zhvillohet dhe vetëbesimi jonë pa dyshim është përmirësuar pas kësaj ndeshje”.

“Të përfundojmë në maje të grupit ishte e parëndësishme deri në një shkallë. Është fakt se unë jam shumë i lumtur me mënyrën se si ne luajtëm në këtë takim”.

“Kualiteti i Barcelonës është te lojtarët të cilët mund të mposhtin rivalët e tyre një-në-një dhe kjo është një avantazh. Nëse ju jeni të qetë dhe u bëni presion atyre në kohën e duhur, edhe ata kanë probleme”, ka thënë holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...