Pato: Jam larg nivelit të Messit
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se ai është ende larg nivelit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Dyshja sonte do të përballen me njëri-tjetrin në San Siro në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe braziliani thotë se ka respekt për njëshin e Barcelonës.
“Messi është një lojtar unik. Unë ende duhet të rritem shumë që një ditë të arrij nivelin e tij”, ka thënë 22-vjeçari për Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente