Rooney te Reali në 2012-ën?
Real Madridi do të tentojë të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney, në vitin e ardhshëm.
Pasi transferoi Cristiano Ronaldon dy vite më parë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, tash është duke bërë plane të bindë United ta shesë Rooneyn.
El Economista shkruan se Florentino punon me trajnerin e Realit, Jose Mourinho, për ta sjellë Rooneyn në Madrid.
Mourinho është një fans i madh i Rooneyt dhe nuk e ka mbajtur sekret se do të dëshironte të punonte me anglezin.
Nëse Reali dështon të transferojë sulmuesin anglez atëherë pritet të kthehet kah caku tjetër i kamotshëm, sulmuesi i Athletic Bilbao, Fernando Llorente.
Category: Futboll
0 Komente