Susic: Topi nuk e donte portën

dardanmiftari | Saturday, November 12, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Bosnjës, Safet Susic, ka deklaruar se fati u mungoi lojtarëve të tij që të realizojnë fitore ndaj Portugalisë në ndeshjen e parë të “play-offit” për kualifikim në Euro 2012 të zhvilluar në Zenicë.
“Ky është rezultat i drejtë. Ne kemi pasur raste të mira, ashtu sikurse Portugalia, por topi nuk e donte portën”.

“Portugalia është ekip djalli, pasi kanë ekip të mirë në çdo repart. Ata janë të kënaqur me rezultatin, ashtu sikurse ne, pasi ne i dimë cilësitë tona”.

“Ndoshta është më mirë të vendoset në Lisbonë, në një stadium të mirë ku mund të mblidhen 70 mijë spektatorë”, ka thënë Susic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...