Wenger: Futbolli sot më i pastërt
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka shfrytëzuar rastin që në mungesë të ndeshjeve me klubin e tij, të flasë për futbollin në përgjithësi, duke thënë se teknologjia po i ndihmon futbollit.
“Futbolli është pastruar sepse ishte shumë më i ndyrë 25 vite më parë. Është më i pastër sot, sepse gjithçka në Evropë shikohet. Më kujtohet të kem luajtur disa ndeshje në udhëtim 25 vite më parë dhe nuk ishte gjithçka e pastër, pasi nuk kishte inçizime”.
“Futbolli është më i pastër sot dhe lojtarët njohin njëri-tjetrin më mirë. Kur unë isha trajner i ri në futboll, ishte më i lokalizuar dhe jo aq i globalizuar. Njerëzit nuk e kanë njohur njëri-tjetrin dhe urryen njëri-tjetrin më shumë sepse nuk ishin nga i njëjti vend”.
“Sot, edhe në derbit më të rëndë ju keni njerëz të cilët përshëndeten para takimit, një gjë që nuk ka ndodhur 25 vite më parë. Urrejtja para ndeshjeve të mëdha atëkohë ishte më e madhe. Kjo ka ndryshuar”, ka thënë francezi.
Category: Futboll
0 Komente