Ancelotti: Italianët nuk kanë vdekur
Strategu italian, Carlo Ancelotti, ka lëvduar klubet italiane për ecurinë e jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve, pasi Serie A është kampionati i vetëm që përfaqësohet nga tri skuadra në fazën e eliminimit direkt.
“Ne nuk kemi qenë kurrë gomarë më parë, e as tani nuk jemi kuaj. Interi, Milani dhe Napoli kanë bërë punë të mirë për t’u kualifikuar, por tani vjen faza më e mirë, ajo e eliminimit direkt”.
“Dua të përgëzoj Napolin që ka eliminuar liderin në Ligën Premier, Manchester Cityn. Me Milanin nuk jam aq i kënaqur për shkak të rezultateve të dobëta ndaj ekipeve të vogla, përderisa Interin e shoh fitimtar pas dimrit, shkaku i ekipeve të një rangu më të ulët në fazën tjetër”, u shpreh Ancelotti.
Category: Futboll
0 Komente