Ancelotti: Villas-Boas nuk mund të bëjë mrekulli

dardanmiftari | Thursday, December 01, 2011 | 0 Komente

Ish-menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se arsyeja prapa formës së dobët të Bluve është mosha e lojtarëve dhe jo pasuesi i tij, Andre Villas-Boas.
“Villas-Boas nuk mund të bëjë mrekulli. Ky është një ekip i moshuar tash. Është i njëjti ekip si ai që lash unë kur u largova, me përjashtim të Juan Mata dhe Raul Meireles”.

“Problemi nuk është Villas-Boas, është vetë ekipi që ai ka. Andre është i ri dhe pa përvojë, por ai ia ka dalë mirë dhe është i talentuar. Mendoj se Roman Abramovich duhet t’i japë kohë atij për t’i zgjidhur gjërat dhe për t’i bërë idetë e tij të funksionojnë“, ka deklaruar italiani për Daily Mirror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...