AVB lavdëron Terryn

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas, ka lavdëruar kapitenin e skuadrës John Terry i cili luajti shkëlqyeshëm, edhe pse këtë javë ishte akuzuar nga policia për ofendim racor ndaj lojtarit të QPR, Anton Ferdinand, gjatë ndeshjes së Ligës Premier në tetor.
“Ai është një lojtar fantastik, përkushtimi, kualiteti dhe talenti i të cilit kurrë nuk mund të vendoset në dyshim”.

“Ai është krejtësisht i fokusuar në klub dhe paraqitja e tij nuk ka rënë asnjë nivel. Që nga incidenti niveli i tij vetëm është rritur. Përkushtimi dhe përqendrimi i tij është fantastik, dhe ne kemi parë disa paraqitje të shkëlqyeshme nga ai së fundi”, ka thënë Villas-Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...