Cole: Pesë ekipe luftojnë për titull

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, mendon se gara për titull është shumë e hapur këtë sezon, pasi Blutë mbrëmë barazuan me rezultat 1-1 ndaj Tottenhamit.
“Kjo ligë po bëhet gjithnjë e më e mirë. Mendoj se është një gjë e mirë. Tottenham ka një skuadër të shkëlqyeshme, një ekip të shkëlqyeshëm dhe ata besojnë se mund ta fitojnë. Skuadrat nga Manchesteri po ashtu po ia dalin mirë... mund të jetë cilido ekip i top pesëshit”.

“Ka pesë ekipe atje lart dhe që të gjitha kanë ende një shans, por ne duhet të shpresojmë që ekipet si Manchester City dhe Manchester United të humbin pikë”, ka thënë Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...