Wenger të transferojë Wayne Bridge?

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me Manchester Cityn për të transferuar mbrojtësin Wayne Bridge.
Daily Mail shkruan se Wenger pret që Kieran Gibbs, i cili iu nënshtrua një operacioni në tetor, të jetë jashtë fushe për edhe katër javë të tjera, të cilat ishin një arsye e mjaftueshme që Wenger të shfaqë interesimin për Bridge.

Ish-lojtarit të kombëtares angleze së fundi i është thënë se mund të largohet nga Manchester City kurdo që dëshiron dhe ai mund të shfrytëzojë këtë opsion për t’u transferuar në Londër në formë huazimi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...