Juve kërkon të transferojë Borriellon dhe Caceres
Juventusi raportohet se është afër për të arritur marrëveshje për transferimin e Marco Borriellos dhe Martin Caceres.
Sipas Tuttosport, drejtori sportiv i Bianconerëve, Beppe Marotta, në ditët e ardhshme do të takohet me menaxherin gjeneral të Romës, Franco Baldini, për të diskutuar transferimin e Borriellos në janar.
Gazeta po ashtu shkruan se marrëveshja mund të arrihet me kohë për t’i lejuar sulmuesit të ndjekë stërvitjet në kampin dimëror në Dubai, para fillimit të pjesës së dytë të sezonit.
Tuttosport po ashtu raporton se Juve do të transferojë edhe mbrojtësin e Sevillas, Caeceres, gjatë muajit të ardhshëm, pasi është lodhur duke lutur Real Madridin për një huazim të Raul Albiol.
Caceres kaloi sezonin 2009/10 te Juve dhe pritet të rikthehet në formë huazimi me mundësi të transferimit të përhershëm gjatë verës.
Category: Futboll
0 Komente