Barcelona e siguron transferin e Neymar

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Barcelona e ka siguruar një ‘klauzolë ndëshkuese’ nga Santosi për transferimin e superyllit brazilian, Neymar.
El Mundo Deportivo shkruan se Barcelona ka neogicuar një klauzolë që do ta detyronte Santosin t’ia paguante Barcelonës 10 milionë euro në rast se Neymar shitet te ndonjë klub tjetër para Botërorit të vitit 2014.

Real Madridi dhe Chelsea po ashtu janë të interesuar për Neymar, por Barcelona është favorite e madhe për brazilianin e ri, babai dhe agjenti i të cilit është takuar me presidentin Sandro Rosell gjatë Botërorit të klubeve për të diskutuar mbi detajet.

Barcelona nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit edhe para Botërorit 2014.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...