Wenger: Szczesny në mesin e më të mirëve

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se portieri Wojciech Szczesny mund të bëhet një prej më të mirëve në botë.
“Ai është një prej më të mirëve tashmë në sezonin e tij të parë [në formacionin startues]. Ai ka, siç ka edhe ekipi, një të ardhme premtuese. Ne jemi të bindur se nëse ai e vazhdon këtë qasje dhe vendosmëri për t’ia dalë mirë, ai mund të bëhet një prej më të mirëve”.

“Nuk dua të shtoj presionin në të. Sekreti i besimit tim është se ai nuk duhet t’i japë vetes caqe në progresin e tij dhe personalisht jam i bindur se ai i lejon njerëzit tjerë ta vlerësojnë se sa i mirë është”.

“Unë kam treguar me vendimet e mia se besoj shumë te Wojciech. Pjesën tjetër, sado që mund të shkojë, nuk do të doja ta parashikoj”, ka thënë Wenger për Arsenal Player.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...