City 30 milionë funte për Hazard

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Manchester City raportohet se synon një transferim të yllit të Lille, Eden Hazard.
Daily Mail shkruan se City është duke menduar të ringjallë interesimin në mesfushorin belg të Lille.

20-vjeçari, i cili është një cak i kamotshëm i Arsenalit, është përcjellë edhe nga Patrick Vieira këtë sezon dhe raportet në mediat franceze thonë se City dëshiron të nënshkruajë me të për 30 milionë funte dhe ta lejojë të vazhdojë të luajë për Lille në formë huazimi.

Menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, tashmë ka dy mesfushorë kreativ, David Silva dhe Samir Nasri, por është i shqetësuar pas performancës së Nasri në ndeshjen e të dielës ndaj ish-klubit të tij, Arsenalit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...