Bayerni në çerekfinale të DFB Pokal

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Bavarezët e kanë përmbysur epërsinë e Bochumit për të fituar me rezultat 2-1 në stadiumin Rewirpower dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.
Giovanni Federico shënoi për vendasit (26’) dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, mysafirët realizuan dy herë. Fillimisht Toni Kroos e barazoi rezultatin (52’), ndërsa takimin e vendosi Arjen Robben (90’).

Kështu, Bochumi përshëndetet nga gara, ndërsa Bayern Munichu vazhdon në çerekfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...