Reali në të tetën e finales së Kupës

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Real Madridi ka shënuar fitore prej 5-1 në ndeshjen kthyese kundër Ponferradinas në kuadër të Kupës së Mbretit, dhe kështu me rezultat të përgjithshëm prej 7-1 kualifikohet në 1/8 e finales së kësaj gare.
Jose Maria Callejon e zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të, ndërsa Nuri Sahin e vendosi rezultatin e pjesës së parë (44’).

Me të filluar gjysma e dytë (59’), Raphael Varane e trefishoi epërsinë, ndërsa Acoran Reyes e shënoi golin që rezultoi i nderit për mysafirët (53’).

Në vazhdim, Mbretërit shënuan edhe dy herë, ndërsa realizues ishin Joselu (79’) dhe Callejon me golin e dytë personal (88’) e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...