Isla: Dua të shënoj ndaj Buffonit

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Udineses, Mauricio Isla, ka thënë se do t’i pëlqente që të shënojë në portën e gardianit të Juventusit, Gianluigi Buffon.
Dy skuadrat nga kreu i tabelës së Serie A takohen të mërkurën në Stadio Friuli, ndërsa lojtari nga Kili i ka paralajmëruar Bianconerët se nuk do ta kenë të lehtë.

“E dëshiroj Buffonin në koleksionin tim të portierëve më të mirë ndaj të cilëve kam shënuar. Tashmë, mes tjerësh, kam shënuar ndaj Julio Cesar dhe Casillas”, ka thënë Isla për Tuttosport.

Vitin e kaluar Juventusi fitoi me rezultat 4-0 në Friuli, ndërsa Isla thotë se kësaj radhe do të jetë ndryshe, sepse Udine e ka ndërruar sistemin e lojës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...