Liverpooli transferon të riun Jordon Ibe

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Liverpooli e ka kompletuar transferimin e 16-vjeçarit, Jordon Ibe, nga klubi i League One, Wycombe Wanderers.
Redsat kanë arritur të mposhtin konkurrencën e Manchester Unitedit dhe Fulhamit për të siguruar nënshkrimin e të riut të talentuar për shumën prej 750.000 funtesh.

Trajneri i Wycombe, Gary Waddock, ka thënë se edhe pse kishte dashur ta mbajë Iben në skuadër, mundësia që lojtari të luante për Liverpoolin nuk mund të refuzohej.

“Është një transferim fantastik për të. Ai është një talent fenomenal, prandaj ia dhamë mundësinë që të shohë se çfarë mund të bëjë në një nivel të lartë ekipor”, ka theksuar Waddock.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...