“City më lehtë mund ta transferojë Papën, sesa Van Persien”

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Personaliteti televiziv dhe tifozi i Arsenalit, Piers Morgan, beson se Manchester City nuk ka absolutisht gjasa për ta transferuar sulmuesin e Topçinjve, Robin van Persie.
Holandezi po kërkohet nga ekipi i Roberto Mancinit, mirëpo, sipas Morgan, ai do të refuzojë çfarëdolloj ofertë luksoze që do t’i ofrojnë ‘pasanikët’ dhe do të qëndrojë në Emirates.

“Ka më shumë gjasa që Manchester City ta transferojë Papën sesa të nënshkruajë me Robin Van Persien. Ai nuk është Samir Nasri”, ka thënë Morgan në një emision në Absolute Radio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...