Berlusconi jep dritën e gjelbërt për Tevez
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, pasi ka përqëndruar fokusin e tij te gjiganti futbollistik italian si pasojë e shkarkimit nga posti i Kryeministrit të Italisë, ka vendosur që të sjellë në San Siro në janar sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez.
Studio Sport raporton se Berlusconi dëshiron të arrijë sa më shpejtë marrëveshjen për transferimin e Tevez te Milani në janar.
Milani po vazhdon bisedimet me Catanian për Maxi Lopez, që po shihet më shumë si taktikë për ta detyruar Cityn të mos rrisë çmimin e argjentinasit.
Category: Futboll
0 Komente