Ronaldo duhet t’i respektojë rivalët

dardanmiftari | Thursday, December 01, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Miranda ka sugjeruar Cristiano Ronaldon që të respektojë më shumë kundërshtarët, teksa beson se portugezi është ende shumë larg Lionel Messit.
“Mendoj se për të qenë më i kompletuar, Ronaldo duhet të jetë më i sjellshëm. Ai ka cilësi, por ai duhet të respektojë kundërshtarët e tij, ai duhet të di se kur është koha për provokime”.

“Lionel Messi për mua është më i miri, sepse para së gjithash, ai respekton kundërshtarët, pa marrë parasysh kur shënon, bën aksion apo diçka tjetër. Ai nuk ju poshtëron”, u shpreh Miranda.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...