Catania, ultimatum Milanit për Lopez

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Catanias, Pietro Lo Monaco, i ka vënë ultimatum kampionit të Italisë, Milanit, që të vendosë deri në orët e vona të 31 dhjetorit nëse dëshiron ta transferojë sulmuesin Maxi Lopez, në të kundërtën nuk ka gjasa që Rossonerët ta marrin atë.
“Milani ka kohë deri më 31 dhjetor për ta transferuar Maxin, nëse nuk dëgjoj ndonjë të re prej tyre, atëherë unë do të negocioj me klube tjera të cilat kanë bërë oferta. Milani është klubi i vetëm të cilit Lopez mund t’i bashkohet si huazim. Nëse ai kalon te ndonjë ekip tjetër, do të jetë në baza permanente. Ka interesim nga klube jashtë Italisë, dhe nga një klub tjetër i madh italian. Mendoj se në fund, Maxi do t’i bashkohet një klubi që bën ofertën e duhur për të”, theksoi Lo Monaco.

Milani është në pritje të konfirmimit për Carlos Tevez, por në rast se dështojnë bisedimet me Manchester Cityn, alternativë e Rossonerëve ishte Maxi Lopez, por si duket tani kuq e zinjtë janë në një situatë ku presioni është në rritje, pasi mund të mbesin në fund pa asgjë, në një kohë kur Antonio Cassano është i sëmurë dhe Alexandre Pato është jashtë forme dhe është pranë shitjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...