Interi kërkon Allegrin?

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Interi besohet se ka kontaktuar trajnerin e rivalit të përbetuar, Milanit, Massimiliano Allegrin, për mundësinë e zëvëndësimit të Claudio Ranierit pas përfundimiti të sezonit.
Tuttomercatoweb raporton se Massimo Moratti dëshiron ta shohë Allegrin në stolin e Interit, pasi strategu Rossoner nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin nga Milanello.

Besohet se Allegri ashtu si Leonardo në kohën e tij, nuk ka marrëdhëniet më të mira me Silvio Berlusconin, sidomos pas largimit të Ronaldinhos që ishte një prej më të preferuarve të presidentit të Milanit, ndërsa tani edhe dëshira e Allegrit për ta larguar Paton është kundër vullnetit të vajzës së presidentit, indikacione këto që nuk i premtojnë të ardhmen strategut në San Siro.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim, mirëpo mediat italiane besojnë se janë hedhur hapat e parë drejt bisedimeve mes drejtuesve të Interit dhe teknikut Rossoner.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...