City e Arsenal fitojnë bindshëm

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Lideri i Ligës Premier, Manchester City, ka shënuar fitore prej 5-1 kundër Norwich Cityt, në takimin e të shtunës të zhvilluar ne Etihad Stadium.
Pas një asistimi të Micah Richards, Sergio Aguero e shënoi golin e vetëm në gjysmën e parë (32’).

Në gjysmën e dytë, vendasit realizuar tri herë me anë të Samir Nasri (51’), Yaya Toure (68’), Mario Balotelli (88’) dhe Adam Johnson (90’+1), për të vulosur fitoren dhe tre pikët e reja. Derisa golin e nderit për mysafirët e shënoi Steve Morison (81’).

Nga ana tjetër, Arsenali ka shënuar katër herë në DW Stadium si mysafir i Wigan Athletic.

Mikel Arteta (28’) dhe Thomas Vermaelen (29’) shënuan në pjesën e parë, ndërsa në të dytën realizuan Gervinho (61’) dhe Robin van Persie (79’). Ky i fundit ishte edhe asistues i dy golave të mëparshëm.

Pas kësaj xhiroje, Manchester City forcohet në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se Manchester Unitedi që këtë xhiro luan kundër Aston Villas. Ndërkaq, Arsenali mbetet 12 pikë prapa kreut të tabelës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...