Bayerni rimerr kreun

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Me një fitore prej 4-1 në derbin ndaj Werder Bremenit, Bayern Munichu është kthyer në maje të tabelës së Bundesligas.
Ishte ky një spektakël i Franck Ribery dhe Arjen Robben, të cilën shënuan nga dy gola për bavarezët.

Takimin e hapi francezi Ribery, i cili u asistua nga David Alaba (22’), ndërsa ky ishte goli i vetëm në gjysmën e parë.

Markus Rosenberg e barazoi rezultatin në gjysmën e dytë (52’), mirëpo ky rezultoi të ishte goli i nderit për mysafirët.

Arjen Robben riktheu epërsinë nga pika e bardhë (69’), pasi me ndërhyrje ishte ndalur Thomas Mueller.

Në minutën e 77-të, Franck Ribery shënoi golin e dytë personal, ndërsa Arjen Robben e vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (83’), sërish nga penaltia.

Pas kësaj fitoreje, Bayern Munichu rikthehet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Borussia Dortmundi që barazoi me rezultat 1-1 si mysafir i Borussia Monchengladbach.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...