Reali kryeson me komoditet

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Los Blancos kanë shënuar një tjetër fitore bindëse, ndërsa viktima e radhës ishte Sporting Gijon, skuadër të cilën e kanë mposhtur me rezultat 3-0 para tifozëve në Estadio Municipal El Molinon.
Angel Di Maria e mori topin nga ana e majtë dhe depërtoi brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit për ta shënuar golin e parë (35’) dhe të vetëm në gjysmën e parë.

Cristiano Ronaldo shmangu kurthin e pozitës jashtë loje dhe pranoi një top nga Di Maria për ta dyfishuar epërsinë (65’).

Golin e tretë për mysafirët e shënoi Marcelo i cili u asistua nga Karim Benzema në minutat shtesë (90’+2).

Kjo fitore e përforcon Real Madridin në krye të tabelës me gjashtë pikë më shumë se Barcelona që takimin e kësaj xhiroje e zhvillon ndaj Levantes (porse nuk duhet harruar se Blaugranët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...