Conte kërkon fitore ndaj Udineses

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, thotë se pavarësisht se do të përballet me një rival të vështirë, skuadra e tij kërkon fitore në ndeshje sotme ndaj Udineses.
Asnjë skuadër tjetër në Serie A nuk ka mundur të nxjerrë pikë këtë sezon në fushë të Udineses, që ka shtatë fitore nga shtatë ndeshje si nikoqir. Por Biankonerët synojnë ta prishin këtë traditë të rivalit.

“Ata mund të konsiderohen si zbulim, pasi vitin e kaluar ata luftuan me Milanin për Scudetto. Ne kemi respekt të madh për ta, por ne nuk do të shkojmë atje për të barazuar, nuk është pjesë e mentalitetit tonë”, ka thënë Conte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...