Mourinho: Të rinjtë e dëshmuan veten

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i kënaqur që u ka dhënë shans të luajnë lojtarëve të rinj në fitoren 5-1 të Kupës së Mbretit ndaj Ponferradina.
“Është vështirë për mua të bëj vlerësime individuale pasi djelmoshat e mi luajnë si ekip. Ne duhej të fitonim dhe t’u japim njerëzve të mrekullueshëm që sonte erdhën këtu një arsye të mirë që janë larguar nga shtëpitë”.

“Casado luajti ndeshjen e parë me ekipin. Ky është gjithmonë një fillim i vështirë, por më vonë ai nuk kishte problem dhe e pashë atë të qetësohet, që ishte edhe ajo që kërkuam nga ai. Ajo çfarë bëri Sahin është mirë për rritjen e vetëbesimit; goli dhe asistimi i tij janë mirë për procesin e tij të rikuperimit”.

“Të rinjtë do të luajnë sërish, në varësi nga situata. Sot ishte e përkryer pasi ne nuk kishim presion dhe mund të jeni të qetë për këtë. Vërtet mezi kam pritur t’i lejoj Casadon dhe Pachecon të bëjnë debutimet me ekipin e parë. Nacho dhe Joselu tashmë kanë luajtur për mua”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes së mbrëmshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...