Cruyff kritikon Mourinhon

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Legjenda e Barcelonës, Joan Cruyff ka kritikuar trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinhon, i cili në deklaratat së fundmi është munduar të zvogëlojë prestigjin e Kupës së Botës për Klube të fituar nga Barcelona.
“Kjo është një garë që nuk mund t’ia zvogëloni prestigjin. Së pari, duhet të keni cilësi për t’u kualifikuar, duhet ta fitoni Ligën e Kampionëve, përndryshe nuk mund të luani atje. Barcelona duhet të jetë shumë e lumtur që ka arritur ta fitojë atë titull, me futboll të bukur që e dashuron e gjithë bota”.

“Mendoj se është mirë për futbollin kur ka mundësi për përballje të forta. Janari është zakonisht një muaj i errët dhe i ftohtë dhe me El Clasicot e janarit do të mund të nxeheshim pak, mendoj se është mirë”, tha Cruyff.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...