Kaka: Barcelona nuk është e pa mposhtshme

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Real Madridit, Kaka, ka pohuar se rivalja e përbetuar Barcelona nuk është e pa mposhtshme, përkundër suksesit në El Clasicot e fundit.
Në një intervistë për Band Sports, 29 vjeçari ka thënë se dominanca e Blaugranëve në futboll është shumë e qartë, mirëpo citon fitoren e Los Blancos në finalen e Copa del Rey vitin e kaluar.

“Barcelona nuk është e pa mposhtshme. Ne e fituam Kupën e Mbretit ndaj tyre dhe u kemi bërë test të mirë”, theksoi Kaka.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...