Dështon Interi, Udine në vend të dytë

dardanmiftari | Saturday, December 03, 2011 | 0 Komente

Udinese e ka turpëruar Interin në Giuseppe Meazza duke e mposhtur me rezultat minimal.
Është dashur të pritej minuta e 73-të që të shënohej goli i vetëm në këtë takim, ndërsa realizues ishte Mauricio Isla.

Në minutat në vijim, të dyja skuadrat dështuan të realizonin nga pika e bardhë. Për mysafirët dështoi Antonio Di Natale (87’), ndërsa për vendasit Giampaolo Pazzini (89’).

Po ashtu, për të dyja skuadrat u nda nga një karton i kuq, për Interin u përjashtua Javier Zanetti (86’), derisa për Udinesen u largua Damiano Ferronetti (90’).

Me këtë fitore, Udinese pozicionohet në vend të dytë me pikë të barabarta me Milanin që kryeson, dhe ka një pikë më tepër se Juventusi që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon të dielën kundër Cesenas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...