Robben shpreson ta vazhdojë kontratën
Anësori i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka shfaqur dëshirën për të vazhduar qëndrimin në Allianz Arena, ndërsa shpreson për zgjatjen e kontratës me bavarezët.
27-vjeçari është i lumtur që ka rikthyer formën pas lëndimit, ndërsa qëllimi i tij është që sigurojë një kontratë të re, pasi kjo aktuale i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
“Kontrata ime aktuale është valide deri në vitin 2013, por unë jam i hapur për një qëndrim më të gjatë. Ndjehem shumë mirë te ky klub”, ka thënë holandezi për Voetbal International.
Category: Futboll
0 Komente