Drogba në kërkim të golit të 150-të për Chelsean

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelsat, Didier Drogba, i cili bëri vetëm një paraqitje të shkurtër në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në mesjavë, është duke kërkuar golin e tij të 150-të me klubin londinez.
33-vjeçari nga Bregu i Fildishtë do të rreshtohet krahas Peter Osgood dhe Roy Bentley nëse ai arrin të gjejë golin në ndeshjen e të shtunës kundër Aston Villas. Vetëm Frank Lampard (178), Kerry Dixon (193) dhe Bobby Tambling (202) kanë shënuar më shumë gola për Chelsean.

“Nuk e kam menduar se do ta arrij këtë numër kur kam arritur këtu, veçanërisht pasi sezoni im i parë nuk shkoi mirë. Nuk gjeja formën kur erdha por ia arrita të luaj pasi më duhej të tregoj çfarë mund të bëj si një lojtar i ri”.

“Falë Zotit vitin tjetër u ndjeva më mirë, reduktova lëndimet dhe fillova të përmirësohem dhe të shënoj më shumë gola. Fansat pastaj filluan ta ndryshojnë mendimin e tyre dhe isha krenar me këtë”, ka thënë Drogba.

Sulmuesi erdhi në Stamford Brudge në vitin 2004 nga Olimpique Marseille për 24 milionë funte dhe që atëherë ka bërë 322 paraqitje duke fituar tre tituj të Ligës Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...