El Clasico në çerekfinale të Kupës së Mbretit?

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Real Madridi do të takohet me Barcelonën në çerekfinale të Kupës së Mbretit nëse të dyja ekipet arrijnë të kualifikohen në tetëshen e fundit.
Shorti për ndeshjet e Kupës u tërhoq mëngjesin e sotëm dhe ka nxjerrë kampionin e kësaj gare, Real Madridin, përballë Malagas, derisa Barcelona do të përballet me Osasunën.

Nëse dy ekipet e kreut të tabelës së La Ligas arrijnë në çerekfinale, ata do të takohen me njëri-tjetrin, së pari në Santiago Bernabeu, ndërsa më pas në Camp Nou për ndeshjen e kthimit.

Përndryshe, 1/8-ta e finales së Kupës së Mbretit ka sjellë edhe një derbi, pasi Valencia është caktuar të përballet me Sevillan. Nga skuadrat tjera, Real Socidad do të përballet me Mallorcan, ndërsa Albacete, që befasisht eliminoi Atletico Madridin, do të përballet me Athletic Bilbao.

Ndeshjet e para të rundit të ardhshëm të Kupës së Mbretit do të zhvillohen më 3 dhe 4 janar, derisa ato të kthimit më 11 dhe 12 janar.

Ndeshjet çerekfinale të Copa del Rey do të zhvillohen më 18 janar (ndeshjet e para) dhe më 25 janar (ndeshjet kthyese).

Në vazhdim ndeshjet e caktuara të 1/8-tës së finales së Copa del Rey:

Mirandes v Racing Santander
Albacete v Athletic Bilbao
Alcorcon v Levante
Cordoba v Espanyol
Real Sociedad v Mallorca
Valencia v Sevilla
Barcelona v Osasuna
Real Madrid v Malaga

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...