Reali i fokusuar te Malaga, më pas te Barca

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Real Madridi është i fokusuar më parë në ndeshjen ndaj Malagas dhe më pas do të mendojë për Barcelonën, gjithnjë sipas drejtorit madrilen, Miguel Pardeza.
Barcelona dhe Real Madridi mund të takohen në janar në dy El Clasico për çerekfinalet e Copa del Rey dhe ky fakt është mirëpritur nga drejtuesit e Realit.

“Nuk është koha të mendojmë për Barcelonën. Kemi shumë për të bërë për t’u kualifikuar me ta. Ne duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe hapi i parë është Malaga”, theksoi Pardeza.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...