Galliani: Tevez në plane, Pato nuk largohet

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se vetëm sulmuesi Carlos Tevez është në planet e kuq e zinjve për janar dhe se Pato nuk do të largohet nga klubi.
“Ne jemi dorëzuar në marrëveshjen për Lopez. Catania dhe lojtari janë sjellë mirë, por ne nuk mund të mbajmë ekipe tjera dhe lojtarë tjerë të gatshëm për ne, përderisa jemi në pritje të Tevezit”.

“Unë besoj dhe shpresoj se Tevez do të transferohet. Ne kemi lënë të tjerët anash për të sjellur dikë që është një prej më të mirëve në botë. Ai vazhdon të thotë se e dëshiron Milanin dhe jam plotësisht i përqëndruar për këtë transfer. Tifozët mund të pushojnë të siguruar se nëse dështojmë nuk do të jetë pse nuk tentuam”.

“Nuk jam dëgjuar me Leonardon, e as me Paton. Nuk ka negociata. Pato është lojtar i Milanit dhe e vërteta është vetëm kjo. Në këto ditë kur kampionati është ndalur së zhvilluari, gazetat nuk e dinë as vet se çfarë të shkruajnë”, tha Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...