Guardiola: Duhet të përmbahemi

dardanmiftari | Sunday, December 04, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të përmbahen dhe të mos mendojnë ende për Real Madridin pas fitores së lartë prej 5-0 ndaj Levantes në shtëpi.
“Fakti se luajtëm mirë ndaj Levantes nuk do të thotë se do të luajmë mirë nesër, sepse Real Madridi luan ndryshe. Sfida është që të kemi sa më shumë posedimin e topit, edhe pse kjo do të jetë e vështirë ndaj ekipit të Mourinhos”.

“A do të luaj me tri mbrojtës ndaj Realit? Të luash me tri mbrojtës është mirë nëse dominon, por nëse nuk dominon atëherë është e vështirë, jo vetëm ndaj Realit, por ndaj secilit klub tjetër në botë”, deklaroi Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...