Guardiola me formacion 3-5-2 në El Classico

dardanmiftari | Thursday, December 01, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tashmë ka përcaktuar taktikat e tij për ndeshjen El Clasico në Santiago Bernabeu.
Guardiola është i gatshëm ta sulmojë Real Madridin dhe do të nxjerrë në fushë një formacion 3-5-2 javën e ardhshme, shkruan e përditshmja spanjolle Sport.

Javier Mascherano do të luajë në qendër të mbrojtjes, derisa në krahë do të shoqërohet nga Eric Abidal dhe Carles Puyol, me Guardiolën që do të përqendrojë forcën në mesfushë për të fituar betejën ndaj Realit.

“Për mua çels është gjithmonë mesfusha, mesfushorët, sa më shumë që kemi, aq më mirë”, pati thënë Guardiola më herët gjatë këtij sezoni pas nënshkrimit me Cesc Fabregas.

Në sulm Messi është i paprekshëm, edhe pse Guardiola ende nuk ka vendosur për partnerin e tij. Ai mund ta lërë David Villan në stol dhe të dalë në fushë me Cesc, i cili do të luajë menjëherë prapa Messit.

Pavarësisht ritmit të lojtarëve sulmues të Realit, Guardiola mendon se çelësi i ndeshjes do të jetë kontrollimi i mesfushës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...