Henry të nënshkruajë për Arsenalin?

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Mediat angleze shkruajnë se ylli i New York Red Bulls, Thierry Henry, mund të veshë fanellën e Arsenalit sërish në janar.
Francezi 34-vjeçar po stërvitet me ish-klubin e tij gjatë kohës së pauzës së kampionatit amerikan të futbollit për të ruajtur formën. Por The Times shkruan se Arsene Wenger mund të arrijë një marrëveshje me klubin amerikan për një huazim një-mujor.

Arsenali do të jetë pa sulmuesin Marouane Chamakh dhe mesfushorin Gervinho të cilët do të udhëtojnë për në Kupën Afrikane të Kombeve gjatë janarit, njëri për Marokun tjetri për Bregun e Fildishtë. Si rezultat i këtyre mungesave, Henry mund të jetë një opsion i përshtatshëm për Wenger për të mbuluar kapitenin Robin van Persie.

Henry shënoi 174 gola në 254 paraqitje për Arsenalin, para se të largohej nga klubi drejt Barcelonës në qershor të vitit 2007.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...