Hetuesi i Calciopolit: Nuk kishte ndeshje të fiksuara

dardanmiftari | Friday, December 23, 2011 | 0 Komente

Një prej njerëzve të përfshirë në hetimin e skandalit më të madh të manipulimit të ndeshjeve në historinë e futbolilt, Calciopoli, ka pohuar se shumë prej atyre që janë shpallur fajtorë për ndikim në gjyqtarët për manipulim të ndeshjeve janë trajtuar keq dhe padrejtësisht.
Gjatë një interviste për Il Corriere dello Sport, burimi anonim argumenton se nuk ka pasur në mënyrë të qartë manipulime të ndeshjeve.

I pyetur nëse shumë prej atyre të dënuarve janë trajtuar keq dhe janë dënuar padrejtësisht, hetuesi tha: “Më duhet t’iu them të vërtetën...shumica e tyre janë dënuar pa të drejtë, nëse shikoni ndeshjet, nëse shikoni ndonjë ndeshje ku ka pasur vërtet ndikim ndonjë gjyqtar, më besoni se nuk do të gjeni asnjë”.

Skandali në të cilin ishin të përfshirë ekipet më të mëdha italiane është zbuluar nga hetuesit e prokurorisë së Napolit në kuadër të agjensisë së futbollit italian.

Nga Calciopoli si pasojë Juventusi është dëbuar në Serie B dhe i është marrë titulli i vitit 2006, përderisa Fiorentina, Milani dhe Lazio janë dënuar me pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...